Futboll Sport

LEGJENDA E JUVES/ Buffon: Kombëtarja e Italisë ka vetëm një talent

Gianlugi Buffon beson se ylli i Paris Saint-Germainit dhe bashkëlojtari i tij, Marco Verrati është talenti i vetëm i futbollit italian.

Portieri legjendar e fitoi Kupën e Botës me të kaltrit në vitin 2006 dhe ka paraqitje për Italinë më shumë se çdo kush tjetër, mirëpo është pensionuar në vitin e kaluar, transmeton.

“Është shumë më mirë me Roberto Mancinin”, ka thënë Buffoni.

“Bisedova me të në muajin maj dhe ai ishte shumë i sjellshëm dhe i respektueshëm. Ishte një bisedë shumë e  mirë”.

“Marco Verrati është një lojtar i jashtëzakonshëm, për momentin ai është talenti i vetëm i vërtetë italian”.

“Mënyra se si ai e sheh lojën, kualiteti i prekjeve të tij, e bëjnë atë një superlojtar”.

Buffoni u largua nga Juventusi pas 17 vjetëve, duke e vazhduar karrierën e tij jashtë Italisë, edhe pse 40-vjeçar.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Ndërron jetë portieri legjendar (VIDEO)

Delo.autor

Përfundon zyrtarisht aventura me Partizanin, Fejzullahu: Më vjen keq për tifozët

Sadik.Autor

“MARADONA ISHTE NJË FENOMEN”/ Ndihmësi i trajnerit Reja: Hysaj? Është një lojtar thelbësor në…

Delo.autor

Leave a Comment