Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E CITYT/ Kapiteni Kompany ndihmon të pastrehëve në Mançester

Para ndeshjes të organizuar për nder të tij, kapiteni dhe legjenda e Manchester Cityt, Vincent Kompany, ka bërë të ditur se ai e ka themeluar një fond për t’iu ndihmuar personave të pastrehë në qytetin e Mançesterit deri në vitin 2020.
Qendërmbrojtësi belg do t’i dhurojë të gjitha paratë e fituara nga ndeshja që është organizuar për nder të tij, që do të mbahet në vitin 2019, për këtë kauzë. Por, ai planifikon të organizojë edhe ngjarje të tjera për të mbledhur sa më shumë para, përcjell Gazeta Express.

Edhe pse i lindur në Belgjikë, Kompany e konsideron qytetin e Mançesterit si shtëpinë e tij, për shkak se tash e dhjetë vite luan për Manchester Cityn dhe për këtë arsye dëshiron të kontribuojë diçka për këtë qytet, që i ka dhënë atij shumë gjëra.

“Kam fituar shumë gjëra nga Mançesteri. Gjatë dekadës së fundit, kam qenë me fat dhe e kam parë ndryshimin e Manchester Cityt si klub dhe si markë. Kjo gjë ka pasur një ndikim edhe në këtë regjion”, ka thënë Kompany.

“Megjithatë, kjo ngritje e mrekullueshme e ka edhe anën e keqe: gjithmonë e më shumë persona po mbesin jashtë kësaj dhe nuk qasje në përfitimet e këtij zhvillimi, duke ia lënë atyre rrugën si mundësinë e vetme për jetesë”.

“Gjëja që më motivon kaq shumë në këtë qytet është pozitiviteti i njerëzve që jetojnë këtu. Pasi që ky qytet është kaq i fuqishëm, në krahasim me disa qytete të tjera që i kam vizituar, mendoj se ne kemi një përgjegjësi për t’i marrë të gjithë me vete në rrugëtimin tim”.

Related posts

PRANUAN SE TRUKONIN NDESHJE/ 5 lojtarë përjashtohen përjetësisht nga futbolli

Delo.autor

Napoli vazhdon kryesimin, spektakël dhe përmbysje ndaj Sampdorias

Q.Autor

Parashikimi-Skedina/ Këto janë ndeshjet që mund tu bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment