Futboll Sport

Botërori 2018/ Rusia fshin celulat e ISIS-it me një robot vrasës

Rusia po merr masa ekstreme për të ruajtur qetësinë e të gjithë të pranishmëve gjatë kompeticionit madhështor të Kupës së Botës që do të mbahet që nga data 14 qershor deri më 15 korrik në këtë shtet. Por, kërcënimi më i madh për mbarëvajtjen e Botërorit është terrorizimi. Shteti rus po lufton me të gjitha mënyrat që të eliminojë incidentet dhe aktet që mund të prishin harmoninë e këtij evenimenti. Jo vetëm policë, ushtarë dhe shërbim inteligjent, por tashmë janë vënë në punë edhe robotë për të luftuar terrorizimin.

Në total janë 11 terroristë të vdekur, të cilët janë “likuiduar” në rajonin islamik të Dagistanit në Rusi, në zoën e quajtur Debent, gjatë javës së shkuar. Për të bërë eliminimin e të dyshuarve është përdorur një qitës robot. Ata janë emërtuar si celula të ISIS-it, pasi u janë gjetur dhe flamuj të shtetit islamik.

Videoja dramatike është shfaqur vetëm gjatë ditëve të fundit, ku tregohen qartë pamjet e robotit qitës që lufton kundër terroristëve të dyshuar për inskenimin e sulmeve gjatë periudhës që do të zhvillohet Kampionati Botëror në Rusi në muajt qershor dhe korrik të këtij viti.

Pas përfundimit të shkëmbimit të zjarrit, brenda banesës ku fshiheshin terroristët janë gjetur armë dhe lëndë shpërthyese. Pikërisht 5 kilogramë tritol, ndërsa veç këtyre, janë gjetur dhe raketa e granata të madhësive të ndryshme që do të viheshin në përdorim në të ardhmen.

Debent është 590 milje në juglindje të Volgogradit, ku Anglia do të luajë ndeshjen hapëse në Kupën e Botës në fazën në grupe. Forcat e sigurisë ruse FSB ka thënë se terrorizmi është i vetmi kërcënim për Kupën e Botës.

Related posts

SERIA A/ Ky është lojtari NËN 21 më i shtrenjtë

Sadik.Autor

SHPËRTHEU NDAJ VAR-IT PAS HUMBJES/ Ja dënimi nga Komisioni i Disiplinës për Igli Taren

Delo.autor

Messi bën gjest të mrekullueshëm ndaj fëmijës me kancer (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment