Futboll Seria A Sport

MILANI I FRIKSHËM/ Mediokër në fushë, por në zyra po bëhet një superfuqi

Lajmi ishte në ajër prej kohësh dhe tashmë është zyrtare: Umberto Gandini largohet nga Roma, duke zgjidhur para kohe kontratën me klubin verdhekuq.

Ish-administratori i deleguar i Romës ka shpjeguar se e konsideron të mbyllur eksperiencën e tij në kryeqytet dhe është gati për sfida të reja. Sfida e tij e re quhet Milan, sepse fondi Elliott e konsideron njeriun e duhur për të ruajtur marrëdhëniet me UEFA-n. Gandini do të jetë “blerja” e fundit e Milanit, së bashku me Gazidis, i cili sapo ka lënë Arsenalin, për t’u bërë administratori i deleguar i Milanit prej 1 dhjetorit.

Gandini nuk është një emër i ri te Milani, sepse jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me ngjyrat kuqezi, duke punuar si drejtor ekzekutiv për 23 vite, deri në 2016, ku kaloi te Roma.

Në këtë mënyrë, Milani kompletohet dhe bën një “formacion” të frikshëm në zyra, sepse Gazidis është një gjeni i cili e ktheu Arsenalin në një superfuqi financiare, Gandini është person me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe ka qenë pjesë e Milanit fitues të viteve ’80-2000, ndërsa Leonardo e Maldini janë imazhi i një Milani ambicioz, që kërkon të kthehet në nivele të larta dhe po u beson edhe figurave të lavdishme të së shkuarës.

Related posts

“PËR SHQIPËRINË”/ Skënderbeu bën gjestin fantastik: Të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti!

F.autor

“BOOM” NGA REALI/ Madrilenët në “sulm” për Lozanon dhe mbrojtësin e Chelseas

Isa.Autor

Surprizohen kampionët, Teuta kalon në avantazh në Kukës

Q.Autor

Leave a Comment