Futboll Premier League Sport

IRRITOHET Mourinho: POGBA është një lojtar më shumë, por NUK do të jetë KURRË…

Jose Mourinho vazhdoi të fliste për marrëdhënien e tij me Paul Pogba, para ndeshjes së së shtunës, kundër West Ham. Trajneri portugez ka thënë se mesfushori do të luajë: “Këtë javë jam shumë i kënaqur me punën e tij, shumë i lumtur, sidomos për të martën, të mërkurën dhe të enjten, sepse sot ishte një ritëm më i ulët. Ekipi ka nevojë për lojtarë të mirë dhe me personalitet. Ai i ka këto cilësi, kështu që do të luajë nesër”.

Përveç kësaj, Mourinho paralajmëroi se askush nuk është më i madh se klubi: “Ai është një lojtar i mirë, por si çdo gjë tjetër, nuk është më i madh se klubi. Nëse jam i kënaqur me punën e tij, atëherë do të luajë. Në të kundërt, nuk do të luajë. Marrëdhënia jonë, edhe pse përflitet shumë në media, është e mirë. Mosmarrëveshja e kësaj jave në trajnim? Nuk jam këtu për të ndarë me ju çfarë kishte në atë bisedë, por të konfirmoj se kemi një marrëdhënie të mirë”.

Së fundi, Mourinho shpjegoi përsëri përse vendosi që Paul Pogba të mos jetë më kapiten në skuadrën e tij: “E kam shpjeguar këtë në detaje për njerëzit që kanë nevojë të dinë detajet. E pashë këtë detaj në perspektivë. Pasi e analizova për javë të tëra, vendosa të ndryshoja mendje me stafin tim stërvitor dhe konkluduam se Pogba është një lojtar më shumë, por jo për kapiten”.

Related posts

Fitorja në derbi, Antonio Donnarumma rrëfen emocionet e përjetuara

Q.Autor

Ofendoi muzikantët, kryetarja e korit “gjunjëzon” Rino Gatuzon

Sadik.Autor

Di Maria e konfirmon: Në verë isha shumë pranë Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment