Futboll Premier League Sport

Akuza e kampionit të botës: Ai nuk është një TRAJNER, por një KATASTROFË

Marrëdhënia mes mbrojtësit 32-vjeçar të kombëtares franceze të futbollit Adil Rami dhe ish-trajnerit të Milanit, Pippo Inzaghi, asnjëherë nuk ka qenë e mirë kur ata ishin te skuadra kuqezi. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga ajo aventurë e përbashkët, Rami nuk harron të lëshojë disa akuza karshi trajnerit Inzaghi, sot në stolin e Bologna në Serinë A.

“Nuk e kam problem të qëndroj në stol nëse skuadra ku luaj drejtohet nga trajnerë të mëdhenj, por jo nga Inzaghi. Ai nuk është një trajner, ai është një katastrofë si trajner. Nga koha kur ai ishte në stolin e Milanit kuptova se nëse mund të më linte ai në stol, mund ta bënte kushdo trajner”, tha Adil Rami, sot mbrojës i skuadrës së Marsejës.

Më tej, kampioni i botës me Francën në “Rusi 2018”, tha: “Kam patur shumë mjeshtra si trajnerë në karrierën time, si Garcia, Blanc, Deschamps, Emery apo Sededorf. I vëzhgoja teksa bënin punën e tyre si trajner dhe se sa e vështirë është të jesh si ata. Por Inzaghi ishte një dështim, një katastrofë”, tha Rami, që së bashku me trajnerin Pipo Inzaghi ishin te Milani në sezonin 2014-2015, sezon ku kuqezinjtë u renditën në vendin e 10-të, me 13 fitore, 13 barazime e 12 humbje.

Related posts

VIDEO/ Bajrami shënon golin më të shpejtë të Europianit, shikoni reagimin e “flaktë” të komentatorit turk

F.autor

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja arsyet përse Lopetegui nuk po “shkëlqen” tek REALI

Isa.Autor

Klubi gati ta shesë ‘yllin’ kroat që shkëlqeu në Botëror, ja çmimi stratosferik!

Sadik.Autor

Leave a Comment