Futboll Sport

ATMOSFERA E DERBIT/ Babai i Leos PËRLOT policët, kontrolle të rrepta sigurie dhe asnjë…

Po! Me plot gojë mund të themi se ky derbi i arriti të gjitha pritshmëritë. Janë shitur të gjitha biletat dhe momentalisht nuk ka asnjë sportel të hapur. Tifozeria e ka bërë detyrën, pasi ka mbushur plot e përplot stadiumin dhe tashmë janë futur në radhë për të hyrë në stadium.

Radhë të gjata në hyrje të “Selman Stërmasit” dhe kontrolle të rrepta sigurie. Stjuartët kanë kontrolluar çdo tifoz një nga një që të mos u shpëtojë asgjë. Përqëndrimi kryesor ka qenë në kontrollet fizike, pasi nuk duan që të futen lëndë të forta në stadium dhe situata të degravojë më vonë. Të dy tifozeritë i janë drejtuar stadiumit “Selman Stërmasi” dhe po futen brenda.

Një skenë mjaft prekëse u pikas me babin e Leos. Tifozit të vogël të Partizanit që humbi jetën para derbit. Babai i Leos, Dash Cara, u pa me karrocën e djalit të tij duke u futur në stadium. Në karrocë janë vendosur lule dhe simbolet e të dy ekipeve, të Partizanit dhe Tiranës. Një fotografi e Leos të vogël që shkruan: “Derbi i sotëm ka vetëm një emër, u prefsh në paqe Leo”.

 

Related posts

NUK HEQ DORË NGA SUPER LIGA/ Milan: Ndryshimi nuk është i lehtë, por evolucioni…

Delo.autor

(FOTO) Man Utd-Southampton, njihuni me notat e lojtarëve

Q.Autor

MBROJTËSI SHQIPTAR PRANË AKORDIT/ PSG shpëton Hysajn, rokada e veçantë në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment