Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E DOUGLAS COSTA NË DILEMË/ Ja vendimi që merr lojtari i Juventus për sezonin e ri

Duglas Kosta ka qenë një nga lojtarët më të pafat të vitit të kaluar. Braziliani kaloi pjesën më të madhe të sezonit i dëmtuar pa arritur të kontribuonte për Juventusin. Dhe nisur nga këto e ardhmja e tij ishte vendosur në dyshim të madh.

Megjithatë, me Sarrin në krye të bardhezinjve, Kosta mund të shpreh më mirë cilësitë e tija, duke ditur lojën ofensive që zhvillon 60-vjeçari. Në këtë formë, ka qenë vetë Kosta i cili është shprehur i bindur se kërkon të qëndrojë në Itali, ndërsa shprehet se ka edhe 3 vite kontratë.

“ Nuk e njoh personalisht Sarrin, por e kam parë të punojë në Napoli. Për mendimin tim do të bëjmë gjëra të mëdha me Sarrin. Kam edhe 3 vite kontratë dhe jam i bindur të qëndrojë. Tashmë nis një erë e re me teknikun e ri dhe në këtë mënyrë do të qëndroj te Juventusi”, u shpreh braziliani.

Related posts

Humbja përjetohet si dramë, te Vllaznia gjejnë fajtorin

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tekniku Conte bashkohet me Paratici-n në Premier League tek klubi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Marrosi me tripletë mbarë Europën, “ylli” SHQIPTAR fut në “sherr” 2 SUPER KLUBE

Isa.Autor

Leave a Comment