Futboll Seria A Sport

KAOS TOTAL/ Drejtuesit e Milanit, me “formacion” të plotë, bëjnë mbledhje me ekipin…

Një tjetër zhgënjim, një tjetër rast i humbur. Milan kthehet nga Empoli, pasi ka marrë barazimin e tretë radhazi dhe në shtëpinë kuqezi është momenti i një tjetër ballafaqimi.

Me siguri nuk mund të flitet ende për krizë, por skuadra e Gattuso ka humbur pikë të rëndësishme në klasifikim dhe drejtuesit, të pranishëm masivisht në “Castellani”, për ndeshjen ndaj tokanëve, duan të shkundin ambientin.

Të pranishëm në “Milanello”, vec Maldini dhe Leonardo, ka qenë edhe presidenti Scaroni, Gordon Singer dhe i gjithë bordi drejtues i fondit Elliott.

Një sinjal i qartë sesi pronarët, që e bënë mbledhjen para stërvitjes së pasdites, duan të tregojnë se janë afër ekipit, në prag të transfertë së vështirë në Reggio Emilia kundër Sassuolo.

Objektivi i “shkundjes” së grupit duhet të vijë pa larguar optimizmin dhe qetësinë në kokën e futbollistëve.

Gattuso për momentin duket “i blinduar” në stolin e ekipit, por Sassuolo ka “ngrënë” kokën e Allegri në vitin 2014.

Related posts

RALLY DAKAR 2022/ Alarm për terrorizëm, Franca kërkon pezullimin

Delo.autor

INVESTUAN MBI 100 MLN EURO/ Tani klubi anglez vendos të përgjysmojë rrogat

Isa.Autor

NAPOLI-MILAN/ Starton pjesa e dytë e super sfidës

Isa.Autor

Leave a Comment