Futboll Shqipëri

Zgjedhjet në FSHF, Rudi Vata: Futbolli ka nevojë për ndryshim absolut

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Rudi Vata komenton garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos për Presidentin e ardhshëm të FSHF-së.

Vata tha se dueli është interesant, por shtoi se si Duka, ashtu edhe Fino dinë si fitohet në Shqipëri, ku sipas tij mungon transparenca dhe jo çdo garë është e rregullt. Megjithatë, Vata vlerësoi platformën e deputetit socialist, Bashkim Fino për drejtimin e ardhshëm të Presidencës së FSHF-së.

Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente. Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çdo nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet“, u shpreh Vata për Report tv.

Ish-kandidat për president në FSHF, kujtoi garën e humbur përballë Armand Dukës katër vite më parë, duke shtuar se futbolli shqiptar ka nevojë për ndryshim absolut, duke lënë të kuptohet se ka ardhur momenti për largimin e Armand Dukës.

“Nuk mund të ketë një garë të rregullt, të pastër në një vend si Shqipëria. Përderisa Shqipëria si një vend ku është instaluar në 27 vjet moskandidimi i vlerave, por njerëzit janë mbështetur nga politika, njerëzit janë bërë të suksesshëm përmes politikës dhe jo përmes vlerave, pra do ketë brenda blerjet, shitjet, tradhtitë e sigurisht që do ketë edhe korrupsion, ekziston në të gjitha fushat, shëndetësi, gjyqësor, e s’kishte si të qëndronte jashtë futbollit.

Kampionati shqiptar dihet që është i korruptuar, nuk shoh futbollistë të lumtur, nuk shoh tifozë në stadiume. Futbolli shqiptar është bërë si ato këpucët e Migjenit dhe ka nevojë për një ndryshim absolut“.

Related posts

18 PIKË NË 6 NDESHJE/ Edy Reja: Napoli më ka emocionuar me këtë fillim sezoni, por prisni njëherë sepse…

Delo.autor

“ROBERT KARLOS I RI”/ Interi i merr hak Realit. Hakimi një sulmues i shtuar te zikaltrit

Delo.autor

Manchester City 5:0 Swansea, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment