Futboll Premier League Sport

NUK PO SHKËLQEN/ Klopp: SALAH ka humbur shënjestrën, por kam ende…

Një tjetër ndeshje përe t’u harruar ajo e sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, që nuk shkëlqeu në fushë në barazimin 1-1 që Liverpool arriti në minutat e fundit ndaj Chelsea. Madje Salah u zëvendësua në minutën e 66-të nga trajneri Jurgen Klopp, duke i lënë vendin Shaqirit. Egjiptiani pati disa mundësi për të shënuar në portën e Chelsea dhe t’i jepte një drejtim tjetër këtij takimi, por gaboi dhe duket se shënjestra e tij është “ndryshkur”.

Klopp nuk e kritikon lojtarin, por pranon që prej më shumë nga ai. “Një gjë është e sigurtë, kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e Salah. Janë këto ndeshje ndaj rivalëve që të bëjnë një lojtar të madh. Nëse gabon ai gabon edhe skuadra. Ai kërkoi të jetë vendimtar dhe në të tilla ndeshje të gjithë kanë dëshirë të shënojnë. Nuk besoj se Salah ka harruar se si shënohet, pasi është njësoj si të ecësh me biçikletë, nuk harrohet asnjëherë”, u shpreh Jurgen Klopp.

Më tej, trajneri gjerman shton: “Ai ka nevojë të jetë i qetë dhe të punojë. Nuk po shkëlqen, por unë kam ende shumë besim tek ai, pasi është një kampion i madh. Ndaj Chelsea ne patën 6-7 raste shënimi, por nuk i konkretizuam ato dhe rrezikuam të humbisnim. Kjo është jeta”.

Related posts

NDËSHKOI CHIESAN ME KARTON TË KUQ NJË JAVË MË PARË/ Gjyqtarit italian i ndodh e papritura në stadiumin e Fiorentinës

Delo.autor

ZYRTARE/ Myrto Uzuni do të drejtohet nga ish-trajneri i Dortmundit

Delo.autor

QËNDRUESHMËRI DHE KARIZËM TEK “BOMBERI”/ Shevchenko: Ai ka një stil të pabesueshëm për…

Delo.autor

Leave a Comment