Futboll Seria A Sport

THELLOHET SKANDALI/ DALIN DETAJE TË REJA: Vajza që akuzon Ronaldon për përdhunim, tregon se…

Akuzat e Kathryn Mayorgas ndaj Cristiano Ronaldos për përdhunim kanë bërë bujë të madhe në media. 34-vjeçarja amerikane vendosi që të flasë në media për momentin e keq që kishte kaluar me sulmuesin portugez në vitin 2009-të në një hotel në Las Vegas. Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spigel”, ajo ka treguar historinë e takimit me pesë herë triumfuesin e Topit të Artë, ndërsa ka pohuar se ky i fundit ka abuzuar seksualisht me të. Kathryn është diplomuar për gazetari në Universitetin e Nevadës në Las Vegas dhe pas një kohe të shkurtër vendosi që të martohet me një shqiptar që punonte barist dhe merrej me rregullimin e kompjutërave.

“Pasi u diplomova, vendosa të martohesha, e ndjeja presionin. Së pari, unë u lidha me të. Nuk na eci, Pas një viti martesë, u divorcova dhe u ktheva tek familja”- shpjegon vajza. Familja e Mayorga-s jetonte në një nga zonat më të mira në Las Vegas, në një shtëpi që kishte një kosht të rregulluar mirë, garazh të madh dhe një pishinë tepër të bukur”- shkruan “Der Spigel” për rezidencën ku jetonte 34-vjeçarja me familjen e saj.

Pas akuzave të bëra në media, CR7-ta i ka hedhur të gjitha poshtë duke argumentuar se vajza po përdor emrin e tij vetëm për të fituar famë.

Related posts

“SHËMBET MURI I MADH I CONTES”/ Mbrojtja “fut ujë”, Inter duhet të shikoj problemin tek…

Delo.autor

Lajme të këqija për mesfushorin e Kombëtares, këput ligamentin e gjurit dhe gati për operacion

Q.Autor

VIDEO/ Robinho ka shënuar një gol të magjishëm

Q.Autor

Leave a Comment