Futboll Sport

REKORDI/ Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që arrin këtë statistikë

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar një rekord prej 100 për qind, duke arritur për herë të parë pesë fitore në pesë ndeshje kualifikuese.

Fitorja 3-1 në transfertë me Armeninë ishte vazhdim i ecurisë së mirë të Italisë në rrugën drejt Euro 2020, me 16 gola shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Më e rëndësishmja, Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që fiton radhazi pesë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Azeglio Vicini në 1986-1987 dhe Antonio Conte në 2014 kishin arritur katër.

Italia pas pesë ndeshjeve në Grupin J, kryeson me 15 pikë, katër më shumë se Finlanda, që numëron 14 pikë.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Brom-Chelsea. Rezultati 3-3

Delo.autor

SKANDAL/ Tronditet Britania e Madhe, arrestohet për përdhunim futbollisti i Premier League

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Momenti kur gati sa nuk “plas” sherri mes Kloppit dhe trajnerit të Burnleyt

Delo.autor

Leave a Comment