Bundesliga Futboll Sport

SKANDALOZE/ “Ringjallet” HILTERI”: Tifozët me fytyrën e diktatorit gjerman në stadium

Tifozët e klubit ukrainas të Vorskla Portlava janë filmuar në stadium me bluza që kishin të stampuar fytyrën e diktatorit gjerman Adolf Hitler, duke ngjallur polemika pafund në vend.

Pamjet erdhën nga sfida e fundjavës në kampionat kundër Desnas në Çernihiv pranë Çernobilit. Në foto u shfaqën dy tifozë me këtë bluzë, ndërkohë që kjo shkaktuar thirrje të shumta në Ukrainë e madje edhe kërkesa që UEFA të dënojë federatën vendase për lejimin e kësaj ngjarje. Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e federatës, me pamjet që ndërkohë tashmë po bëjnë xhiron e botës në rrjet.

Related posts

BARAZIM SPEKTAKOLAR NË VLORË/ Flamurtari ndanë pikët me Kurbinasit

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht Lazion falë dyshes Lewa-Chupo dhe kualifikohet në çerekfinae

Delo.autor

Nuk ka më fshehje, Vllaznisë i dalin ”zot” publikisht (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment