Futboll Seria A Sport

U RIKTHYEN TEK FITORJA/ Donnarumma tregon DËSHIRËN e momentit për MILANIN

Porteri i Milan, Gigio Donnarumma, ishte absolutisht mes më të mirëve në fushën e lojës, ku kuqezinjtë fituan 4-1 ndaj Sassuolo. Ai bëri një pritje shpëtimtare, duke i mohuar golin Di Francesco, në minutën 31-të, një gol të sigurt, kur rezultatin 0-0.

Kjo fitore në Sassuolo ishte një pikë kthese për sezonin e Milan, pas tre barazimesh radhazi.

“Fitorja në Sassuolo shërben shumë për moralin. Ne e interpretuam ndeshjen shumë mirë, edhe pse nuk ishte e lehtë. Sassuolo është një ekip që luan bukur futboll dhe kjo ishte një ndeshje për t’u fituar me çdo kusht, e cila mund të shërbejë si pikë kthese për sezonin tonë. Tani duhet të fitojmë edhe ndaj Chievo dhe më pas vjen pushimi i kombëtareve. Një tjetër fitore do të ishte fantastike për të na dhënë frymëmarrjen që duam. Kjo është dëshira që kemi…” – tha Donnarumma.

Related posts

Po zhvillon një botëror shumë të mirë, Real Madrid nën gjurmët ne mesfushorit të njohur

Isa.Autor

Iniesta: Kur luaj një “El Classico”, nuk e shikoj klasifikimin…

Q.Autor

E PAPRITUR/ MODRIC shtyn mesfushorin BRAZILIAN të rikthehet tek INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment