I pakategorizuar

INTERVISTAT E XHISIELËS/ Reagon Basha: Ajo e di shumë mirë se çfarë kriminelësh janë, por mbrojti veten

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas intervistës televizive të Xhisiela Moalkut, mbrëmjen e sotme.

Postimi basha ne fb xhisiela

“Është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë”,shprehet kryedemokrati në një postim në Facebook.

“Xhisiela e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj”, shton Basha.

“Rrahman Rraja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë. Sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament. Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrajëve, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë”, e mbyll Basha reagimin e tij.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kush është gjyqtarja e parë shqiptare që pajiset me stemën e FIFA-s (FOTO)

Delo.autor

“NGËRÇI” ME MERKATON/ Ja lojtarët e afruar te Skënderbeu 10 ditë larg fillimit të sezonit të ri

Delo.autor

“Ylli” i Juventusit po mendon largimin: PSG klub i madh, dua të fitoj Championsin

Delo.autor

Leave a Comment