Futboll I pakategorizuar Sport

EKSKLUZIVE/ Emiljano MUSTA: Flamurtari ka ndryshuar shumë. Raporti me Ilir Dajën është…

Superliga Shqiptare nisi 3 javë më parë edicionin e 80-të të saj duke na surprizuar me rezultatet e para. Skuadrat edhe pse nuk janë ende në formën optimale po tregojnë ambicjet e tyre në fushën e blertë. Një ekip i cili ka bër një merkato cilësore është padyshim Flamurtari.

Shpëtim Idrizi i cili është edhe shefi i klubit vlonjat ka ofruar lojtarë cilësor ku bie në sy transferimet e Bathës, Torasës, Allës, Kotobellit apo edhe rikthimi i Danilo Alvesh.

Për të na folur më tepër rreth atmosferës tëk klubi jugorë kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al mbrojtësin Emiljano Musta. Futbollisti Elbasanas tregon mbi ecurinë e skuadrës si dhe premisat e klubit për edicionin e ri.

INTERVISTA E PLOTË

1- Emilijano Musta, sezoni i ri ka nisur dhe Flamurtari ka treguar “muskujt” duke hedhur kandidaturën si një pretendenet për titullin kampion. A besoni realisht tek titulli?

Është pozitiv fakti që e kemi nisur kampionatin me këmbën e mbarë duke arritur rezultate të mira që na japin shtysë për të vijuar përpara. Besoj se është herët për të treguar objektivat por duke parë organikën e lojtarëve dhe ambicjet e klubit do të synojmë maksimumin.

2- Skuadra ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar, në ekip kanë zbarkuar emra cilësor si Batha, Kotobelli, Torasa. Ju gëzon fakti se në ekip rikthet sulmuesi brazilian Alvesh?

Është e vërtetë që Flamurtari ka ndryshuar shumë këtë sezon, gati 80 për qind e skuadrës por jam i bindur se afrimet e reja do të ndihmojnë mjaftueshëm pasi në klub janë ofruar lojtarë me potencial, që kanë ditur të bëjnë mirë në futbollin shqiptarë dhe jo vetëm. Torasa është një vlerë e shtuar për ne pasi disponon aftësi të mira që na ndihmojnë në fazën ofensive. Alvesh ësht një vrasës para portës e ka treguar për 3 sezonte tek Flamurtari.

3- Cila është mardhënia juaj me trajnerin Daja, dhe çfarë ka ndryshuar në ekip me ardhjen e tij?

Natyrisht me ardhjen e Ilir Dajës fizionomia e skiuadrës ka ndryshuar shumë. Trajneri ka idetë e tija të cilat janë konkretizuar mjaftë mirë ne raportin me lojtarët. Unë gëzoj respekt dhe kemi mardhënie të shkëlqyera.

4- Keni qenë një protagonist apsolut dhe titullar i padiskutueshëm deri tani. Çfarë i premtoni tifozerisë vlonjate?

Jam në një formë të mirë fiziko-taktike dhe normalisht që kam qenë në dispozion të trajnerit. Gjithmonë kam startuar titullar dhe jam munduar të bëj më të mirën. Tifozët? Janë arma jonë më e fortë, dhe ne si skuadër do të mundohemi ti gëzojmë ata gjithmonë sepse e meritojnë.

5- Kë shikoni si rival për titull dhe pse?

Edhe pse është herët për të folur për skuadrat që mund të luftojnë për titull, tashmë prej vitesh dihet që ekipet si Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi janë gjithmonë aty për të synuar titullin. Ajo që garantojë është fakti se do të jetë një kampionat i fortë ku diferencat do ti bëjnë detajet e vogla në fushë.

6- Dhe në fund, cili është idhulli juaj?

Idhulli im është lojtari i Romës, serbi Aleksandër Kolarov. Më pëlqen mënyra sesi luan pasi kemi një ngjashmëri në sjelljen në fushë.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ “Gardiani” Donnarumma e ka ndarë mendjen për të ardhmen

Delo.autor

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E JUVENTUS/ Bukuroshja super seksi ngren temperaturat me FOTO provokuese

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu Shkurtaj dyfishon shifrat për verilindorët

Delo.autor

Leave a Comment