Kategoria Superiore Shqipëri

Skëndërbeu “kockë” e fortë, barazon me kampionët e Rumanisë

Përfundoi në barazim 1-1 sfida miqësore Viitorul – Skënderbeu, e luajtur në Antalia, e treta për ekipin korçar në këtë fazë përgatitore që po zhvillon në Turqi. Skuadra e Ilir Dajës ishte më e qartë në lojën e saj në pjesën e parë, në fund të së cilës kaloi në avantazh me anë të James Adeniyi.

Në pjesën e dytë stafi teknik i korçarëve kreu disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtarët që kanë patur më pak minuta në këmbë. Kampionët e Rumanisë arritën të barazonin në fraksionin e dytë, me sfidën që u mbyll pa një fitues.

Formacionet:

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Viitorul: Rimniceanu, Ghita, Horj, Mladen, Matan, De Nooijer, Vodut, Kofi, Ciobanu, Dragus, Dumitrascu.

Related posts

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore

Delo.autor

“PRESIDENTI TAKAJ MË DHA GARANCI”/ Mbrojtësi Meksi: Prisni një Skënderbe me synime madhore

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Durrsakët në vështirësi, Shkëmbi hedh në fushë bomberin Latif (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment