Champions League Futboll Sport

PËRBALLJA NË CHAMPIONS/ LINEKER: “MESSI nuk është lojtarë njerzorë, ai kurrë nuk…

Në prag të ndeshjes me Tottenham Hotspur, e vlefshme për Champions League, ish- lojtari i Barcelonës, Gary Lineker, ka folur me superlativa për Lionel Messin. Në një intervistë për Barca TV, anglezi e ka cilësuar 31-vjeçarin si një qenie jo humane, sipas së cilit është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave.

“Messi nuk është njeri. Duket sikur ai e sheh lojën nga lart dhe njëkohësisht luan edhe në fushë. Është futbollisti më i mirë në të gjithë botën, i të gjithë kohërave. Kurrë nuk bie pre e provokimeve dhe është një shembull shumë i mirë për çdo të ri që nisë të merret me sport”, u shpreh Lineker.

Gjithashtu, ish- lojtari, tashmë një gazetar sportiv, ka komentuar edhe gjendjen e Barcelonës dhe trajnerin Ernesto Valverde, i cili ditëve të fundit është vendosur në qendër të kritikave për shkak të rezultateve negative që kanë marrë katalanasit në 3 ndeshjet e fundit (2 barazime dhe 1 humbje) si edhe për vendimin e tij për të lënë në stol fituesin e 5 herë të Topit të Artë. Për Lineker, nuk ka asnjë dyshim që katalanasit kanë një grup shumë të mirë, duke theksuar se kombinimi i të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë, është çelësi i suksesit të këtij ekipi.

“Ata në skuadër kombinojnë të rinj me lojtarët me eksperiencë, e cila është çelësi i suksesit të tyre. Gjithashtu kanë edhe një trajner që ka sjellë qëndrueshmëri në grup”, përfundoi Lineker.

Related posts

PAS ZYRTARIZMIT TEK “BARDHEZINJTË”/ Sulmuesi Morata ka një mesazh për Juventusin dhe tifozët (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Sassuolo. Rezultati 3-1

Delo.autor

Shqiptarët e Zvicrës, skena e gjitha për Ermir Lenjanin

Sadik.Autor

Leave a Comment