Futboll Premier League Sport

KAOS TOTAL/ Mourinho i izoluar tek Man United, asnjë kontakt mes tij dhe..

Jose Mourinho është kthyer në një figurë të izoluar në Old Trafford pasi numri i lojtarëve të pakënaqur te Manchester United sa vjen e rritet. Trajneri i United ka pretenduar ditën e hënë se ai vazhdon të ketë mbështetjen e lojtarëve.

Gjithsesi, sipas Daily Mail, ai thuhet të ketë kritikuar kapitenin e ekipit Antonio Valencia pasi nuk ishte pjesë e ekipit në ndeshjen me Derby në Carabao Cup dhe si pasojë e la në stol për ndeshjen me West Ham. Marrëdhënia e tyre thuhet të jetë ftohur gjatë ditëve të fundit, dhe ata thuajse nuk flasin fare me njëri-tjetrin.

Edhe Alexis Sanchez është lënë jashtë formacionit ndaj West Ham, një vendim që ka inatosur jashtë mase lojtarin më të paguar të klubit.

Media angleze raporton se javën e kaluar disa lojtarë, përfshi Martial, Bailly dhe Pereira, i janë bashkuar Pogba-s kundër Mourinho-s teksa tensioni në kampion e United vazhdon të rritet.

Mbetet për t’u parë nëse Valencia dhe Alexis Sanchez do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Valencias.

Related posts

INTER-BENEVENTO/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren, shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“KJO ËSHTË ËNDRRA JONË”/ Marquinhos beson tek Champions, zbulon çfarë ka ndryshuar tek PSG

Delo.autor

Merr drejtimin e Palermos? De Biasi sqaron të vërtetën

Sadik.Autor

Leave a Comment