Futboll Shqipëri Sport

Mbrojtja më e HEKURT e SUPERIORES, shtylla e PARTIZANIT “shpërblehet” nga PANUCCI

Edhe pse nuk është titullar i padiskutueshëm me kombëtaren, meritat dhe vlerat si njëri prej portierëve më të mirë në kampionatin shqiptar nuk do t’i mohohen asnjëherë.

Alban Hoxha është shtylla e Partizanit dhe idhulli i shumë tifozëve të kuq. Por, “gardiani” 30-vjeçar është shpërblyer më së miri për paraqitjet e bëra deri më tani në kampionat dhe triumfin në derbin e kryeqytetit, ku arriti bashkë me repartin e mbrojtjes të ruanin portën të paprekur.

Tekniku Christian Panucci e ka thirrur për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Jordanisë (miqësore) në 10 tetor dhe ndaj Izraelit në 14 tetor për Ligën e Kombeve.

Gardiani i Partizanit numëron 3 ndeshje me Shqipërinë. Momenti i tij më i mirë ishte pritja e penalltisë ndaj Izraelit 2 vite më parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, por me 9 veta në fushë, Hoxha ishte i pafuqishëm të shpëtonte Shqipërinë nga dy golat e tjerë.

 

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Policia me dorë të hekurt, ja masat e ashpra për tifozët

Delo.autor

Akuzuan arbirtimin për humbjen në Europa League, starton “ora e hakmarrjes” për Dritën

Isa.Autor

PAVARËSISHT SE MOSHA “PUNON” KUNDËR TIJ/ Ylli i Real Madrid jep mesazh të qartë për rinovim të kontratës

Delo.autor

Leave a Comment