Futboll Shqipëri Sport

U MUND NGA PARTIZANI/ SHKËMBI i çoroditur: Mund të largohem, ndjesë të gjithëve për ndeshjen e shëmtuar

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës të mbyllur me fitoren e pastër të të kuqve 3-0, ka dalë përpara mediave trajneri i durrsakëve Bledi Shkëmbi. Tekniku i bregdetarëve komentoi për Supersport këtë disfatë duke pranuar plotësisht paraqitjen e keqer të skuadrës në fushë. Shkëmbi shkoi deri aty sa u kërkoi falje edhe teleshikuesve për ndeshjen e shëmtuar sipas tij që panë në televizion, ndërkohë që deklaroi se do flasë me presidentin për situatën e krijuar.

“Mendoj që kundërshtari pati më shumë dëshirë. Ishte një ndeshje shumë e shëmtuar. Duhet të këkrojmë falje tifozëve, klubit dhe teleshikuesve që kanë parë një ndeshje të shëmtuar në televizor. Do shikoj ndeshjen dhe do mendoj gjerat me qetësi. Do flas me presidentin pasi çdo gjë është super korrekte në klub. Ne punojmë që të luajmë njësoj si në Durrës si jashtë, por ndeshjet e fundit tregojnë se jashtë fushe kemi fytyrë tjetër dhe kjo është e pafalshme. Personalisht ajo që më shqetëson më shumë është ajo që bëjmë pasi pësojmë golin. Më vjen keq që nuk reaguam. Çdo gjë ishte për t’u harruar. Në qoftë se vijon situata që të mos funksionojë përgjegjësia është vetëm e imja dhe do largohem”, ishin fjalët e Shkëmbit.

Related posts

Supersfida Juve-Milan, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

NJË TJETËR PËRBALLJE “AIR ALBANIA”/ Ja ndeshja që do luhet në stadiumin e ri

Delo.autor

Vendimi i jetës, goli më i bukur, ushqimi i preferuar…, rrëfehet Leo Messi

Sadik.Autor

Leave a Comment