Futboll Kategoria Superiore Sport

FOTOLAJM/ “Luftëtari gjithmonë në zemrën time”, Kristal Abazaj me mesazh special për ish-skuadrën

Për Kristal Abazajn, skuadra e Luftëtari ka një domethënie të veçantë. Mesfushori i skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit turk, Istanbulsporit, publikoi një foto në rrjetin social “Instagram” të kohës kur luante për ngjyrat zikaltër të klubt gjirokastrit.

“Luftëtari gjithmonë në zemrën time”, shkruan anësori i djathtë 24-vjeçar.

Në dy sezone me ekipin gjirokastrit, Abazaj realizoi 16 gola në 67 ndeshje. Ai formoi bërthamën e skuadrës së bashku me Dejvi Bregun, Eduart Rrocën, Albano Aleksin etj, duke arritur ta çonin ekipin për herë të parë në histori në kompeticionet europiane të futbollit.

Related posts

Griezman në Barcelonë, vjen deklarata e papritur nga Suarez

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Nga Nandez te Larsen, ja planet e Inter-it për të zëvendësuar mbrojtësin Hakimi…

Delo.autor

VIJON TË ZHGËNJEJË NË SUPERIORE/ Kastrioti në krizë pikësh, problem mbeten dëmtimet

Delo.autor

Leave a Comment