Futboll Premier League Sport

TRONDITËSE/ E konfirmon lojtari i Manchester United: Më doni gjë të VDEKUR?

Situata te Manchester United nuk duket aspak e mirë me “Djajtë e kuq” që po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat me disa rezultate zhgënjyese në seri.

Humbja e fundjavës me West Ham u shoqërua dhe me një barazim të thatë pa gola kundër Valencias mbrëmjen e djeshme në Champions League, duke shtuar akullin në ambjentet e klubit. Ndërkohë që mesfushori Pol Pogba duket se ka zbuluar dhe diçka më shumë nga situata e nderë që ekziston, teksa i pyetur nga gazetarët për të komentuar dy ndeshjet e fundit, ka deklaruar se nuk i lejohet të flasë.

Madje pas humbjes në Premier League ai i tha me shaka gazetarit që e pyeti “Mos më do gjë të vdekur?”, duke aluduar për një urdhër të skuadrës për lojtarin që të mos japë deklarata për median. Ndërkohë që dje pas sfidës me spanjollët francezi konfirmoi se i kanë komunikuar nga klubi që nuk lejohet të japë asnjë deklaratë publike.

Related posts

“DO NISEM PËR NË SHQIPËRI NË 15 GUSHT”/ Edy Reja: Gatuzo e ka transformuar Hysajn

Delo.autor

Xhaka dhe Mustafi: Ne jemi Arsenali, shkojmë në Wembley (FOTO)

Q.Autor

Sherr masiv mes fansave gjatë duelit mes Fury dhe Seferi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment