Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona vihet në lëvizje për SUPER LOJTARIN që po çmend Italinë

Krzysztof Piatek e ka nisur në një formë të pabesueshme sezonin, pas transferimit të tij tek Genoa këtë verë. Paraqitja e tij e jashtëzakonshme në këto dy muaj nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ekipeve të mëdha, një prej të cilave po e ndjek me shumë interes polakun.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është e interesuar për Piatek. “Blaugranat” kanë dërguar disa herë vëzhgues për të parë zhvillimin e sulmuesit.

Deri tani, kjo është vetëm një ide dhe kampionët e Spanjës duhet të besojnë se lojtari do të vazhdojë të rritet dhe të piqet edhe më shumë, sepse është një profil që i intereson shumë klubit të La Liga-s.

Siç e përmendëm, fillimi i Piatek te Genoa ka qenë i jashtëzakonshëm. 23- vjeçari ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje të luajtura deri tani në Serie A.

Polaku gjithashtu shënoi 4 gola vetëm në një ndeshje të Kupës së Italisë. Duke llogaritur të gjithë golat e tij, Piatek shënon mesatarisht çdo 50 minuta, kjo gjë e justifikon edhe më tepër interesin e Barcelonës.

 

Related posts

“PËRBINDËSHI” RONALDO NË SHITJE/ Juventus i vendos çmim të “çmendur”, PSG gati të paguajë!

Delo.autor

SERIE A/ Bonucci kërkon Zaza, por Gattuso e mendon ndryshe…

Sadik.Autor

11 NDESHJE NGA RIKTHIMI TEK REALI/ Ja 4 lojtarët që Zindane nuk i ka pasur në dispozicion (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment