Futboll Sport

Partizani hedh poshtë zërat: Dalipi ka besimin absolut të klubit!

Klubi i Partizanit ka dalë me një deklaratë për shtyp duke hedhur poshtë të gjitha shkrimet e medieve në lidhje me trajnerin e ri të Partizanit dhe lojtarëve që u mbaron kontrata. Në fakt, trajneri kroat Mario Tokiç ishte prezent ditën e djeshme në stadiumit “Selman Stërmasi”, ashtu siç u raportua dhe nga Eduasportin.com, por klubi i kuq largon zërat. Të kuqtë kanë dalë me një deklaro për media në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Deklarata e klubit të kuq:

“Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fundmi në mediat sportive në lidhje me të ardhmen e lojtarëve tanë dhe trajnerit të ekipit Klevis Dalipi, klubi nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp dëshiron të distancohet nga pavërtetësia e tyre duke specifikuar se trajneri Dalipi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e skuadrës.

Ai gëzon mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit, sikurse dhe lojtarët, kontratat e të cilëve janë vënë në diskutim në shkrimet në fjalë, janë tërësisht të përqendruar për të arritur objektivat e klubit dhe deri tani kanë shprehur dëshirën të vazhdojnë të përfaqësojnë ngjyrat e Partizanit.

Për më tepër vendimin për trajnerin drejtuesit e klubit e kanë konfirmuar në vazhdimësi dhe e ka rikonfirmuar pak ditë më parë edhe vetë Presidenti Demi, përgjatë një prononcimi dhënë për emisionin “Zona Gol”. Kreu i 15-të herë kampioneve të vendit i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit Dalipi, madje duke i konsideruar “barcoleta” dhe aspak të vërteta informacionet që mediet e shkruara servirin për opinionin sportiv.

Insinuatat e pavërteta për probleme brenda klubit, si dhe aludimet për emra trajnerësh, pikërisht në prag të ballafaqimeve të rëndësishme në këtë fazë kyçe të kampionatit, konsiderohen tendencioze me qëllim për të destabilizuar harmoninë në skuadër dhe punën e trajnerit Dalipit. I tërheqim vëmendjen medieve të jenë më korrekte në informacionet që përcjellin dhe ju rikujtojmë se në çdo rast mund të kontaktojnë me zyrën për shtyp të klubit e cila mbetet gjithmonë në shërbim të tyre”, – përfundon shkrimi i Partizanit.

Related posts

“KJO QË NDODHI SOT NUK KRAHASOHET ME NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI”/ Ish-lojtari i kombëtares nuk përmbahet pas takimit të kampionatit

Delo.autor

LARGIMI I SHALAND NGA STOLI I “DARDANËVE”/ Trajneri De Biasi: Jam i gatshëm të drejtoj Kosovën

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Bayern Munich hap thesin, gati 80 milionë euro për mesfushorin madrilen…

Delo.autor

Leave a Comment