Futboll Premier League Sport

Emblema e Man United, kundër rrymës: SHKARKIMI I MOURINHOS e thellon përçarjen

Ryan Giggs ka paralajmëruar Manchester United se shkarkimi i Jose Mourinhos do të shkaktonte më shumë probleme, se sa do të ofronte zgjidhje për situatën. Zërat për një ndryshim të menjëhershëm në stolin e “Old Trafford” vazhdojnë, duke parë ecurinë jopozitive në rezultate të “Djajve të Kuq”. Presioni i grumbulluar mbi trajnerin portugez është mjaft i madh.

Disa emra lakohen për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur angleze, por ish-futbollisti i Manchester United, Rayan Giggs, beson se shkarkimi i Mourinhos do të shkaktonte përçarje të mëtejshme, nuk do të ofronte zgjidhje. “Special One” është trajneri i tretë në “Old Trafford”, që nga koha kur legjendari Sir Alex Ferguson doli në pension, në vitin 2013.

Trajneri aktual i Uellsit u tha gazetarëve, ku u pyet nëse Mourinho duhet të shkarkohet nga detyrat e tij: “Jo. Manchester United po kalon një kohë të vështirë në këtë moment, por largimi i trajnerit do ta shtonte konfuzionin dhe përçarjen. Qëndrimi im nuk ka ndryshuar në këtë drejtim: besoj se Mourinho duhet ta vazhdojë punën e tij”.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Starton sfida në Gjirokastër

Delo.autor

“CONMEBOL” PUBLIKON “TOP 11″/ Njihuni me formacionin më të mirë të “Copa America”, Messi në krye

Delo.autor

PAMJET/ Ka pishinë dhe pamje përrallore, shikoni vilën e re luksoze të Nejmar

Delo.autor

Leave a Comment