Futboll Premier League Sport

ANGLI FËMIJËSH/ Southgate befason me emrat e grumbulluar, në listë edhe një…

James Maddison, Jadon Sancho dhe Mason Mount janë thirrur nga Gareth Soutgateh për të përfaqësuar Anglinë për të parën herë në karrierën e tyre. Fantazisti i Leicester Maddison, talenti i Borussia Dortmund Sancho dhe lojtari i Derby-t Mount do të luajnë ndaj Kroacisë dhe Spanjës në Nations League gjatë tetorit.

Mesfushori i Chelsea-t Ross Barkley rikthehet në skuadër për të parën herë që prej majit të 2016. Në skuadrën e përbërë nga 25 lojtarë, do të ketë gjashtë lojtarë që nuk kanë luajtur asnjëherë më parë me Anglinë.

Portieri i Fulham Marcus Bettineli, homologu i tij te Southampton Alex McCarthy dhe mesfushori i Watford Nathaniel Chalobah janë tre lojtarët e tjerë që nuk kanë luajtur asnjëherë me Tre Luanët.

“Mendoj se për shkak të mungesave të shumta sidomos në mesin e fushës, kemi zgjedhur t’i japim shansin disa lojtarëve të rinj. Do të jetë një mundësi e madhe për t’i parë nga afër.”

 

Related posts

ÇËSHTJA “SUPER LEAGUE”/ Dridhen Juventus, Barcelona dhe Real Madrid. UEFA zyrtarizon vendimin

Delo.autor

FITORE ME VUAJTJE/ Solari: Duhej të kishim pushuar me një rezultat më të thellë, kur nuk ke…

Isa.Autor

VEPRIMI SHEMBULLOR/ SERBI i Man United bën gjestin e rrallë, financon kurimin e tifozit me… 

Isa.Autor

Leave a Comment