Futboll La Liga Sport

Luis Enrique si asnjë tjetër/ Shikoni mënyra e veçantë që prezantoi listën e Spanjës (VIDEO)

Tek Spanja ka nisur një epokë e re!

Luis Enrique po përpiqet që të lërë gjurmët e tij në drejtimin “La Furia Roja” dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë në të gjitha aspektet, jo vetëm për çështje teknike në fushën e lojës. Përpara miqësores ndaj Uellsit dhe për takimin me Anglinë për Ligën e Kombeve, trajneri ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar dhe ajo që të gjithëve u ka tërhequr vëmendje është mënyra se ai preferoi që të prezantonte futbollistët.

Jo më një fletë formati ku shkruhej e zeza mbi të bardhë emrat e lojtarëve…Enrique ka shkuar në dhomën e zhveshjes dhe ka vënë në raft fanellat e gjithë lojtarëve të grumbulluar.

Një mënyrë shumë e veçantë dhe shumë atraktive, që me siguri do të nxisë të gjithë trajnerët e kombëtareve të tjera të heqin dorë nga ai formati klasik i prezantimit të listës së lojtarëve të grumbulluar.

Tani mund të themi që sfida është e hapur…

Related posts

VAZHDON TË PROVOKOJË ME POZAT JOSHËSE/ Wanda nxjerr “dallëndyshen” nga Kulla Eifel (FOTO)

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Atleti Smajlaj para garës: Problem me gjumin, por ndjek rekord për finalen

Delo.autor

Abuzoi seksualisht me futbollistët për 25 vjet, dënohet me burg ish-trajneri i ekipit anglez

Isa.Autor

Leave a Comment