Futboll Shqipëri Sport

Skënderbeu-Kukësi/ Formacionet: Oto Xhon nuk ia del, ja si do rreshtohen skuadrat

Do të luhet pas pak në Korçë super sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit, e cila do të përmbyllë edhe javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Teutës në Durrës dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, përballë Kukësit të Armando Cungut. Verilindorët vijnë në këtë takim pas 4 fitoresh radhazi. Një triumf në Korçë do ta barazonte Kukësin me vendin e parë që momentalisht mbahet nga Skënderbeu.

2 pikë është diferenca mes Kukësit dhe skuadrës së Orges Shehit. U mendua se titullar do të ishte Oto Xhon, por sulmuesi nuk ia ka dalë, duke i lenë vendin Krasniqit. Ndërkohë për sa i përket Kukësit, Cungu ka ulur në stol Limajn dhe Ethemin, ndërkohë që minuta e parë është aktivizuar Çyrbja.

17:45| Skënderbeu-Kukësi

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Cuculi, Shameti, Zguro, Dzaria, Shkodra, Shafik, Uilliam, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Dojando Myftari, Ermal Barushi

Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Delegat: Uvil Zajmi;

Vëzhgues: Idriz Gashi

Related posts

LARGIMI NGA NAPOLI/ Rrëfehet Osimhen: Ika se më trajtuan si qen

F.autor

SYNOI PORTËN/ Futbollisti “BOMBARDOI” tifozen me goditjen BRUTALE (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJET NGA “AIR ALBANIA”/ Roma kurorëzon suksesin në finalen e Tiranës, momenti kur kapiteni Pelegrini ngre trofeun

F.autor

Leave a Comment