Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Zhbllokohen shifrat, Gripshi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Po luhet në Korçë super sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit, e cila do të përmbyllë edhe javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët vijnë në këtë përballje pas humbjes ndaj Teutës në Durrës dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja, përballë Kukësit të Armando Cungut. Situatë mjaft e mirë për verilindorët që kanë fituar në 4 përballjet e fundit Një triumf në Korçë do ta barazonte Kukësin me vendin e parë që momentalisht mbahet nga Partizani.

2 pikë është diferenca mes Kukësit dhe skuadrës së Orges Shehit. Oto Xhon e nis si titullar sfidën e sotme, duke zënë vendin e Krasniqit.  Ndërkohë për sa i përket Kukësit, Cungu ka ulur në stol Limajn dhe Ethemin, ndërkohë që minuta e parë është aktivizuar Çyrbja.

LIVE| Skënderbeu-Kukësi 1-0

Gripshi 17′

KOMENTI LIVE: 

17′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0. Shënon Nazmi Gripshi me kokë, duke çuar peshë tifozët korçarë. 

14’ Tjetër rast i artë për vendasit, Oto Xhon gjuan me shpejtësi në zonë, por topi ndalet nga traversa.

13’ Mundësi e shkëlqyer për të shënuat e Skënderbeut. Pas një harkimi nga e djathta, Muzaka me kokë gjuan në qendër të zonës, por sfera kalon jashtë.

7′ Gjergji Muzaka rrëzohet në zonën e Kukësit dhe pretendon për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Meta. Protestojnë korçarët.

6′ Kukësi kërkon të rrezikojë me një krosim nga e djathta, por ndërhyn aty Bruno Dita, që largon rrezikun.

1′ Ka startuar super sfida në Korçë. Edhe pse klubi i Skënderbeut pagoi gjobëm që tifozët të ishin të pranishëm në stadium, pjesmarrja është e ulët.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Kërkohet përmbysja pa tifozë dhe (ndoshta) pa Mbappé. PSG mbi supet e yllit…

Delo.autor

Joao Cancelo zbulon të vërtetën me zikaltrit, prisja më shumë nga Interi…

Sadik.Autor

Leave a Comment