Futboll

Trajneri i Lazios, Inzaghi: Milinkovic-Savic mund të bëhet më i mirë se Pogba

Simone Inzaghi është i lumtur që PSG-ja po interesohet për Sergej Milinkovic-Savic.

Sergej Milinkovic-Savic, 22 vjecari i zbuluar në vitin 2015 nga shqiptari Igli Tare, që u ble për 4 milionë euro atë kohë, ka zgjuar interesimin e Paris Saint Germainit, që sipas mediave franceze, është gati të ofrojë 170 milionë euro për talentin e Lazios.

Për këtë është i lumtur edhe trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, pasi sipas tij kjo do të thotë se skuadra e tij është çdo ditë e më e fortë, teksa foli fjalë të mëdha për 22 vjecarin.

“Ai është vetëm 22 vjeçar dhe po luan shumë mirë, kështu që është normale që ai të zgjojë interesimin e shumë klubeve”, tha Inzaghi.

“Flas me të shumë shpesh, ai është i lumtur këtu. Është i lumtur te Lazio dhe ai e di se nëse një ekip si PSG e kërkon, është në duar të Lazios”.

“Në fakt, interesime të tilla janë të mira, do të thotë se ne po punojmë. Shpresoj që Sergej do të bëhet më i mirë se Paul Pogba (Manchester United), që padyshim se është një ndër më të mirët”, shtoi më tej trajneri i Lazios.

Related posts

LISTA CHAMPIONS/ Conte merr Nainggolan, jashtë Vesino dhe Padeli

Delo.autor

Abidal këmbëngul për të rikthyer pak fantazi te Barcelona, ja prioritetet e katalanasve

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas 15 minutash lojë, “Përbindëshi” Ronaldo trondit Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment