Futboll Seria A Sport

MILANI NË FESTË/ Ylli i PSG refuzon ofertën monstruoze, zbulohet EKIPI QË KËRKON

Referuar raportimeve të “beinSport”, Adrien Rabiot nuk ka asnjë qëllim që të rinovojë me PSG dhe po vazhdon të refuzojë i palëkundur çdo ofertë të paraqitur nga drejtuesit e klubit parisien. Oferta më e fundit e bërë nga krerët e PSG, raportohet të ketë qenë vërtetë monstruoze, në kuotën e plot 7.2 milionë euro në sezon. Ndonëse shumë para në dispozicion, Rabiot ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Madje, sipas të njëjtit burim, bëhet me dije se francezi ka bërë me dije që nuk do të pranojë asnjë ofertë, nga PSG dhe klubet e tjera që garojnë për shërbimet e tij, nëse ato nuk janë të gatshme të paguajnë një shumë prej 10 milionë euro në sezon. Duke pretenduar edhe për bonuse, futbollisti transalpin bën mirë llogaritë, duke marrë në konsideratë që blerësi i tij i ardhshëm nuk do të duhet të paguajë asnjë qindarkë për kartonin e futbollistit, pasi kontrata aktuale me PSG skadon në qershor të vitit 2019.

Ndërkohë Milani po e monitoron me kujdes këtë çështje dhe është e gatshme ta transferojë mesfushorin francez në merkaton e janarit.

Related posts

Bylis-Partizani/ Pasi futet në zonë, Cara shënon me një “PERLË” për kryeqytetasit (VIDEO)

Delo.autor

MILANI U DRUHET RREZIQEVE NGA AJRI/ Titulli kampion kalon nga Berat Gjimshiti

F.autor

KATASTROFA ME SKOCINË/ Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë…

Isa.Autor

Leave a Comment