Futboll Sport

Modifikuan fanellën me ngjitës në ndeshjen e Championsit, gjobitet skuadra e Kanavaros

Një incident i ndodhur në ndeshjen e kampionatit kinez i ka kushtuar pagën 5 zyrtarëve të klubit Guanzhou. Mbrojtësi Zhan Linpeng, u detyrua të vesh fanellën e shokut të skuadrës dhe numri së bashku me emrin, u mbuluan me ngjitës të verdhë.  Zhang ndryshoi fanellën e tij pasi ishte bërë me gjak dhe nuk lejohej që të përdorte përsëri atë, kështu që stafi teknik i dha fanellën e Zhang Uenzhao me numër 15-të.

Ky skenë ndodhi në ndeshjen e vlefshme për Champion Ligën aziatike, ku Guanzhou, u përball me Tianjin. Kjo situatë solli zemërimin e drejtorit të përgjithshëm, i cili dënoi drejtuesit e ekipit me heqjen e rrogës, pasi dëmtuan seriozisht markën e klubit, me veprimin që bënë.

Kujtojmë që skuadra e Guanzhout, drejtohet nga ish-kapiteni i Italisë, Fabio Kanavaro dhe vitet e fundit ka pasur një ecuri të mirë në kampionatin kinez.

 

Related posts

BEFASUESE/ Iu bashkua SHQIPËRISË, ish-lojtari i PARTIZANIT “tradhëton” PANUCCIN

Isa.Autor

MESFUSHORI KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ Ja vendimi përfundimtar i Barcelonës për Ivan Rakitic

Delo.autor

Brazili merr lajmin e keq para Belgjikës, mbrojtësi mbyll botërorin… 

Isa.Autor

Leave a Comment