Futboll Kombëtarja Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja e paralajmëruar: Panucci dhe djemtë “kërcënohen” nga ylli i Izraelit

Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit me datë 14 tetor në Tel Aviv. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për mbarëvajtjen e grupit tonë në UEFA Nation League. Skuadra e Christian Panucci-t ka fituar kundër izraelitëve me rezultatin 1-0 dhe humbi 2-0 në Skoci. Sfida e ardshme pritet të jetë ndryshe nga vendasit që “kërcënojnë” skuadrën tonë me yllin e tyre, Moanes Dabour. Sulmuesi kryesor i kombëtares që luan dhe për Red Bull Salzburg-un në Austri.

Ai ka shënuar vetëm një gol me Izraelin dhe shpreson të çlirohet ndaj Shqipërisë. 26-vjeçari shkon dhe më tej kur shprehet se do të fitojnë grupin, pasi duan të mposhtin Shqipërinë dhe Skocinë. “Koha për të shënuar dhe me Izraelin. Kam besim se do të jem lojtari që mund të bëj diferencën për kombëtaren time. Jam në formë të mirë dhe kam shënuar disa gola këtë sezon. Nuk kam luajtur prej dy vitesh me Izraelin, pasi kam patur disa probleme. Tani kemi një trajner të ri që më ka dhënë besim. Dua të ja kthej besimin në fushë.

“Nuk duhet të bëjmë më gabime. Nëse duam të kualifikohemi duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës. Ne kishim disa shance për të shënuar ndaj Shqipërisë, por nuk ia dolëm. Shpresoj të luajmë në të njëjtën mënyrë po të shënojmë disa gola. Skocia është skuadër shumë e mirë, por ne do të bëjmë më të mirën për të fituar”, – u shpreh ai për “Dailymail online”.

Related posts

SENSI GODITI, ALEXIS SANCHEZ DEVIJOI/ Federata italiane vendos se kujt i takon goli (VIDEO)

Delo.autor

Ish-futbollisti italian nuk frikësohet nga “pleqëria”: Dua të kthehem prapë në Serinë A

Isa.Autor

Milani bën goditjen e radhës në merkato, zyrtarizimi pas Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment