Futboll Shqipëri Sport

Fitoi bindshëm ndaj Luftëtarit/ SHEHI tregon sekretin e suksesit: Në skuadër nuk flasim me “unë”, por me…

Trajneëri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur pas fitores në Gjirokastër 0-2 ndaj Luftëtarit. Në një prononcim për Supersport sShehi ka thënë se në skuadër nuk flasim me “unë”, por me “ne”.

“Për mua dhe për stafin është e rëndësishme që përparaq portës të dalim me logjikë dhe një do e shënoj golin. Për Hoxhën vendosa për ta futur, që të shfrytësoja shpejtësinë e tij. Më pëlqen të të mos jemi të varur nga një lojtar. Kam tentuar dhe t’i jap të gjithë lojtarëve minuta. Çdo lojtar mund të gaboj. Gabimet janë njerëzore. Duke i dhënë besim, lojtari e largon atë.

Në skuadër nuk flasim me “unë”, por me “ne”. Për Lulajn mezi prita ta futja në fushë. Isha shumë i fokusuar të merresha me skuadrën time dhe nuk kiam asnjë koment për kundërshtarin. Unë e di shumë mirë që lojtari nuk ndihet mirë kur zëvendësohet, por Bregu është një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm. Ana fizike në një terren si sot e penalizon shumë atë”, ka përfunduar Shehi.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Cikalleshi e Bare gjejnë rrjetën, Kombëtarja triumfon në Bjellorusi

Delo.autor

SHËNOI GOLIN E PARË KUNDËR SAMPDORIAS/ Mbrojtësi Kumbulla në formacionin më të mirë të javës në… (FOTO)

Delo.autor

PRITET RIKTHIMI I BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Ja detajet e marrëveshjes mes Neymar dhe Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment