Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ TURPËROI kombin ITALIAN, kthehet në Serie A për hakmarrje

Gian Piero Ventura ka gjetur skuadër: Chievo Verona. Humbja 3-1 ndaj Milanit ka bërë që presidenti i verdhebluve të shkarkojë trajnerin D’Anna. Edhe pse pritet zyrtarizimi i klubit veronez, ish-trajneri i Italisë, pa ekip që pas eksperiencës së hidhur në stolin e katër herë kampionëve të botës, pritet të marrë drejtimin e Chievo-s. Campedelli ka biseduar me të në telefon dhe kanë rënë dakord për gjithçka.

Situatë e vështirë për Chievo-n, që e nisi me -4 pikë penalizim këtë kampionat, ndërsa tani qëndron në kuotën e -1 pikëve, në fund të renditjes. Një mision thuajse i pamundur për Ventura, që megjithatë beson se mund t’ia dalë. Vjet, veronezët ishin një hap nga rënia nga kategoria, por shpëtuan në fund.

Vendi i fundit për të shpëtuar është 7 pikë larg, kur janë zhvilluar tetë javë. Ventura, megjithatë, kërkon revanshin personal pas disfatës me Italinë, që nuk arriti ta kualifikonte në Botëror. Nuk ka kaluar as edhe 1 vit nga ajo kohë. Ishte 13 nëntori 2017, kur në “San Siro”, ndaj Suedisë, Italia barazoi 0-0 pasi ishte mundur 1-0 në Suedi.

Kujtojmë që Ventura ishte ai që i mori vendin De Biasi-t te stoli i Italisë, duke fituar kandidaturën, kur trajneri i Shqipërisë ishte pranë emërimit.

Related posts

U LARGUA NGA TEUTA/ Sulmuesi firmos te pretendentët për titull në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

DY KLUBET MILANEZ GATI PËR NDËRTIMIN E STADIUMIT/ Ja si është transformuar mitiku “San Siro” ndër vite

Delo.autor

Vazhdojnë rekordet e City, shifra e fakte nga Premier League

Q.Autor

Leave a Comment