Futboll La Liga Sport

PEREZ PLAS BOMBËN/ Gati të shpenzojë 200 milionë euro në JANAR për yllin 25-vjeçar

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid, por “fantazma” e tij duket se është ende e pranishme në “Santiago Bernabeu”.

“Los blancos” kanë regjistruar rezultate negative në katër ndeshjet e fundit dhe vetëm 12 gola të shënuar- më pak se Barcelona, Sevilla dhe Celta Vigo. Presidenti i klubit Florentino Perez nuk e pa të arsyeshme që në merkaton e verës të gjente një zëvendësues të yllit portugez, por siç shkruan “The Sun” tashmë është i bindur që ekipit të tij i mungon një sulmues i klasit botëror dhe ka gati një emër dhe një ofertë konkrete: Harry Kane.

Edhe pse klubi i lojtarit, Tottenham ua ka bërë të qartë se 25-vjeçari nuk është në shitje, Real Madrid ka gati shumë rekord prej 200 milionë £ për merkaton e janarit. Gjigandët spanjollë shpresojnë që “Spurs” të mos kualifikohen në fazën e mëtejshme të Champions League, në mënyrë që të ardhurat e tyre të zvogëlohen dhe kështu shitja e Kane do ishte një “detyrim”.

Hazard është një tjetër opsion i pëlqyer nga Perez, i cili jo më larg se dje përsëriti dëshirën e tij për t’iu bashkuar Realit. Edhe pse belgu po shkëlqen me Chelsean, ai luan kryesisht në krahun e majtë, si një mesfushor me tipare sulmuese, por presidenti kërkon një sulmues të mirëfilltë dhe Kane shihet si më favorit.

Rregullat e reja të UEFA-s lejojnë që një lojtarë të luajë në dy ekipe të ndryshme në një sezon të Champions League, që do të thotë se merkatoja e janarit do jetë vendimtare për të ardhmen e dy lojtarëve.

Related posts

E BUJSHME/ Boksieri britanik vetofrohet të zërë vendin e Fury në duelin ndaj Wilder

Delo.autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang kalon “Topçinjtë” në epërsi

Delo.autor

“EFEKTI SPALLETTI”/ Tre fitore në tetë ditë, INTERI “rilind” në javën vendimtare

Isa.Autor

Leave a Comment