Chelsea ende është e interesuar për yllin e Evertonit, Ross Barkley, raporton Daily Mail.
Skuadra e Antonio Contes është duke e përgatitur një ofertë për ta blerë mesfushorin.
“Të kaltrit” kishin mundësi ta blinin Barkleyn në verë, por Daily Mail pohon se ata nuk kanë hequr dorë dhe shpresojnë se do ta rrëmbejnë 24-vjeçarin.