Futboll Sport

“FUTBOLLIT I KA VDEKUR PASIONI, NUK E SHOH MË”/ Gaskoin: Tek Anglia më pëlqejnë këto dy lojtarë

Kanë kaluar 25 vite, por Pol Gaskoin sh trihet sërish në fushë, me krahët e hapur, kokën ngritur dhe Xhemi Redknapin mbi të. 15 qershor, 1996 ishte hera e fundit që kishte ndodhur dhe Gaza shënoi një gol që vetëm ai mund ta kishte realizonte: një kryevepër! Me të majtën kapërceu topin mbi Kolin Hendrin. Me të djathtë, driboi Endi Goram. Anglia 2, Skocia 0 dhe “Wembley” shpërtheu. Ai gol dhe më pas festa me “karrigen e dentistit” është votuar së fundmi si momenti më i bukur në historinë e një Europiani. Në një bashkëbisedim me Redknapin për “DailyMail”, legjenda e Anglisë zbulon disa nga sekretet e atij turneu dhe i jep edhe një këshillë atij që shihet sot si pasardhësi i tij në kombëtare, Fill Fodenit.

REDKNAP: Përpara atij Europiani ne mundëm Kinën 3-0 dhe 1-0 Hong Kongun. Trajneri na tha bëni çfarë të doni për t’u çlodhur. Çfarë mban mend nga ajo natë?

GASKOIN: Ishte datëlindja ime e 99-të dhe mendova të dalim. Shkova bleva cigare, një shishe shampanjë dhe pastaj erdha në restorantin ku ishte e gjithë skuadra.

REDKNAP: Pastaj shkuam në një klub nate në Kinë dhe ti pe “karrigen e dentistit”. Të gjithë u shtrimë atje, por banakieri na bëri disa foto për t’i shitur. Në atë kohë mendoja se po të më shihte babai në atë karrige do të më vriste, por sot do të doja ta kisha një foto atje, për hir të kohëve të vjetra (Fotot përfunduan në faqen e parë të “The Sun” që i quante të turpshëm në atë gjendje, pak ditë përpara nisjes së turneut). Gjatë kthimit në Angli, lojtarët thyen edhe dy ekran televizori të avionit dhe FA pagoi 5 mijë paund dëmin).

GASKOIN: Gazetat na masakruan për atë, por ajo vetëm sa na bashkoi më shumë.

REDKNAP: Një ditë përpara ndeshjes me Skocinë ti na the: “Nesër do të shënoj dhe kur ta bëj, do të bëj ‘karrigen e dentistit’, kështu që kushdo të jetë në fushë, të më afrohet shpejt”.

GASKOIN: Kur shënova, vrapova, u shtriva me kurriz, ngrita kokën dhe prita. E kisha gjithnjë në mendje.

REDKNAP: Dhe unë erdha… është vrapi më i shpejtë që kam bërë ndonjëherë. A ishte ai goli më i bukur që ke shënuar në karrierë?

GASKOIN: Po, i shënova edhe një Dejvid Simanit në gjysmëfinalen e Kupës FA në vitin 1991 në TotenhemArsenal, por ai me Anglinë në “Euro 1996”, në shtëpinë tonë dhe tifozët që më këndonin emrin, ishte më i bukuri.

REDKNAP: Në çerekfinale mundëm Spanjën me penallti. Ti shënove. Pastaj kishim Gjermaninë në gjysmëfinale. Mbaroi 1-1, tjetër ndeshje me penallti dhe ti shënove sërish. Sauthgejt gaboi dhe u eliminuam.

GASKOIN: Kur ekzekutoja një penallti, zakonisht godisja në të majtë, por e gjuajta keq atë, megjithatë fatmirësisht përfundoi në trekëndësh.

REDKNAP: Se si nuk e fituam atë ndeshje, nuk e di…

GASKOIN: Unë kisha harruar edhe këpucët në hotel dhe i mora borxh.

REDKNAP: Nuk kishte veshur as këpucët e tua?

GASKOIN: Jo, i mora një palë borxh Tedi Sheringamit, ato që mbante rezervë.

REDKNAP: Po sot, shikon futboll?

GASKOIN: Jo.

REDKNAP: Përse?

GASKOIN: E kam të vështirë, më mungon tmerrësisht. Nuk më pëlqen as të shoh lojtarët që festojnë kur shënojnë.

REDKNAP: E ke dashur aq shumë futbollin sa kur u ndëshkove në atë gjysmëfinale Botërori në “Itali 1990” kundër Gjermanisë, nise të qaje sepse turneu për ty përfundoi.

GASKOIN: Atë emocion nuk e sheh më. Nuk e di nëse këtyre sot u vjen më keq apo jo.

REDKNAP: A të pëlqen ndonjë nga lojtarët e Sauthgejtit tek Anglia për “Euro 2020”?

GASKOIN: Xhek Grelish është i mirë. Uroj që të përmirësohet dhe duket si një futbllist. Por, ai kërkon gjithnjë topin dhe kjo është pozitive. Fill Foden është gjithashtu i mirë. Ai do të jetë shumë i mirë.

REDKNAP: Nuk e di nëse e ke parë Gaz, por Fodeni ka ndryshuar modelin e flokëve. Është bërë biond si ti!

GASKOIN: Ai duhet të jetë më i grykës. Ai duhet të jetë më lakmitar. Unë ëndërroja të luaja për Anglinë. Përpara Botërorit 1990, Sër Bobi Robson më tha se kisha vetëm një ndeshje në dispozicion për ta provuar veten dhe ajo ishte kundër Republikës Çeke. Unë asistova tre gola, shënova 1 dhe ne fituam 4-2. Unë e shfrytëzova shansin tim. E dashuroja të luaja për Anglinë. Kam dashuruar çdo minutë që kam qenë në fushë.

Related posts

SHERRI ME KUNDËRSHTARIN/ Federata merr vendimin për Grezdën. Ja me sa ndeshje dënohet sulmuesi shqiptar

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Villarreal

Q.Autor

Tifozja seksi e Manchester United ngre temperaturat në këto ditë të ftohta (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment