Futboll Premier League Sport

NUK DO TA BESONI/ Zbuloni sa i ka KUSHTUAR goli i Martial në përmbysjen spektakolare Man United

Përmbysja e Manchester United ndaj Newcastle ishte pikërisht ajo që duhej për të rikthyer qetësinë në dhomën e zhveshjes, por ajo i ka kushtuar miliona euro klubit.

Anthony Martial ishte një nga protagonistët në fitore 3-2 të United në Old Trafford teksa barazoi rezultatin me një gol fantastik përpara se Alexis Sanchez të përmbyste gjithçka në fund. Goli i sulmuesit francez i ka kushtuar 8 mln euro United, për shkak të një klauzole në marrëveshjen me Monacon më 2015-ën.

United a përfshirë shumë bonuse në ofertën për të blerë Martial. Dhe një prej tyre ishte se United duhet të paguante 8 mln euro nëse Martial shënonte 25 gola në Premier League përpara fundit të sezonit aktual.

Monaco kishte tetë muaj që priste të fitonte këto para dhe mbase është gazuar më shumë se tifozët e Djajve për golin e Martial.

Related posts

E BUJSHME TEK INTER/ Divorci me Conte-n në 48 orë, ja lista e zëvendësuesve të mundshëm…

Delo.autor

PAS SHORTIT/ Koeman parashikon PSG-Barcelona: Shanset janë 50-50. Do jetë e vështirë për ata…

F.autor

Mbrojtësi i kombëtares drejt rikthimit të Partizani, lë Turqinë për Superioren

Sadik.Autor

Leave a Comment