Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i Barcelonës i vetëofrohet Juventusit dhe Interit

Mbrojtësi i Barcelonës, Lucas Digne i është ofruar Juventusit dhe Interit, pasi një kthim në Itali mund të jetë një shpëtim për karrierën e tij. Mbrojtësi i Francës arriti në “Camp Nou” nga Paris Saint-Germain në vitin 2016, si një lojtar me të ardhme të ndritur, megjithatë, ai nuk ka luajtur rregullisht me klubin katalanas dhe është gjithmonë zgjedhje e dytë pas Jordi Alba në renditjen në Barcelonë.

Kampionët e Italisë dhe zikaltërit duken të interesuar nga mundësia për të nënshkruar me Digne në merkaton e verës. Drejtuesit e Juventusit nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, por konsiderohet si një nga opsionet. “Zonja e Vjetër” pritet të shesë në këtë merkato mbrojtësin brazilian Alex Sando në Premier League, ku klubet më të mëdha kanë shfaqur interes për të dhe për një ofertë të kënaqshme ish-mbrojtësi i Portos pritet të largohet nga Torino.

Digne iu ofrua edhe Interit disa javë më parë dhe zyrtarët e klubit të Serie A e dëgjuan me interes ofertën. Walter Sabatini është koordinatori teknik i Suning, i cili zotëron Interin. Ai është ish-drejtori sportiv në AS Roma dhe është një admirues i francezit, pasi i njeh mirë aftësitë e tij.

Ky fakt mund të ndikojë, që drejtuesit zikaltër të nënshkruajnë me mbrojtësin francez, që kërkon të shpëtojë karrierën. Ai nuk është një lojtar formacioni në “Camp Nou” dhe e di se zgjedhja më e mirë është të largohet nga Barcelona. Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është një admirues i ganezit Kwadwo Asamoah. Lojtari i gjithanshëm i Juventusit është një objektiv primar për klubin e “San Siro”, që do të thotë, se Digne nuk mund të jetë lojtari i parë në këtë pozicion për Interin, megjithatë merkato nuk ka filluar ende dhe pritet të ketë surpriza të mëdha. Gjithsesi një gjë është e sigurt: Lucas Digne do të largohet nga Barcelona.

Related posts

PRAPASKENAT/ Rrogat dhe… Osmani, si u përça Skënderbeu brenda një muaji

F.autor

DERBI SHEKULLOR I “MADONINËS”/ Milan-Inter, rivaliteti që nisi në 1909 (FOTO)

Delo.autor

PSG synon yllin e Chelseas, transferimi pritet të ndodhë në verë

Q.Autor

Leave a Comment