Futboll La Liga Sport

Kriza e Real Madridi/ “Galaktikët” shënjestrojnë super-talentin e Premier League

Real Madrid po kalon një moment shumë të vështirë me disa rezultate rresht zhgënyese. Madrilenët duket se nuk po arrijnë të mbulojnë boshllëkun e lënë nga Kristiano Ronaldo, e për këtë në merkaton e ardhshme pritet të hidhen në sulm për përforcime.

Për këtë presidenti Florentino Perez duket se i ka synimet e qarta, me spanjollët që po vrojtojnë prej kohësh Raheem Sterling të Manchester City. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, me sulmuesin anglez që do ishte goditja më e madhe e galaktikëve që pas afrimit të Gareth Bale po nga Premier League.

Related posts

Djali i mbrojtësit kroat bën xhiron e rrjeteve sociale, habit të gjithë tifozët me veprimin e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA E MUNGUAR/ Ekipi i Guardiolës dhuron spektakël ndaj Crystal Palace

Delo.autor

BASKETBOLL/ Flamurtari i pathyeshëm në kampionat, siguron fitoren e radhës

Delo.autor

Leave a Comment