Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Kuqezinjtë e nisin në sulm, Grezda humbet një rast të artë

Po në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e Kristian Panuçit do të kërkojë të reagojë, për të qenë me moralin lartë, në sfidën zyrtare të ditës së shtunë, atë ndaj Izraelit.

Në përballjen e sotme, tekniku italian, Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime. Kapiten është zgjedhur Mërgim Mavraj.

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës,  referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe.

121503

Kjo përfaqësuese drejtohet nga ish-mbrojtësi i Belgjikës, Vital Borkelmans,  Amer Shafi, portieri kapiten i përfaqësueses, është rekordmeni me 134 ndeshje.

LIVE | SHQIPËRI-JORDANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

6′ Pranë golit Jordania, por për fat të mirë topi ka shkuar jashtë kuadratit.

Rreziku i jordanezëve on Vidnews.

5′ Atiah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Mihajt. I pafat mbrojtësi që kërkon zëvendësim.

3′ Shqipëria hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit, por mbrojnë mirë jordanezët.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Interes i ulët nga ana e tifozëve.

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi

JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit. Trajner: Vital Borkelmans

qewew

Related posts

UEFA ZBULON FORMACIONIN E VITIT 2019/ Mbappe, Neymar dhe Salah jashtë. Ja 11 lojtarët e zgjedhur (FOTO)

Delo.autor

“MAKTHI PARA KRISHTLINDJEVE”/ Ja koreografia tallëse e tifozëve të Tiranës me rivalët e tyre në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

“ZIHEM VETËM E ME HIGUAIN”/ Sarri tregon marrëdhënien e veçantë me të

Delo.autor

Leave a Comment