Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kosova-Malta: Zhbllokohet sfida, Kololli kalon në avantazh “dardanët” (VIDEO)

Ka startuar ndeshja midis skuadrës së Kosovës dhe asaj të Maltës që luhet në impiantin e rikonstruktuar tashmë “Fadil Vokrri”. Ekipi i drejtuar nga Shaland zbret në fushën e lojës si më favorit se kundërshtari dhe kjo është një mundësi e mirë për të marrë 3 pikë.

Në rast fitoreje “dardanët” do të mund të rrisin shanset e kualifikimit pasi do ta shikojnë veten në kuotën e 7 pikëve në kreun e klasifikimit. Ndërsa më poshtë ndiqni dhe komentin “LIVE” të ndeshjes.

LIVE| Kosova-Malta 1-0

30′ GOOOOOL KOSOVA 1-0. Kololli kalon në avantazh “dardanët”.  

28′ Kroson Zeneli në zonë, por ai top nuk arrihet as nga Muriqi dhe as nga Zhegrova.

22′ Një krosim i rrezikshëm drejt zonës, mundohet atje Muriqi, por gjyqtari akordon faull në sulm.

20′ Godet Zhegrova nga një pozicion mjat i mirë nga goditja e dënimit, por topi përfundon në duart e portierit të Maltës.

18′ Muriqi niset bukur, por arbitri ngre flamurin për pozicion të parregullt.

15′ Një harkim i rrezikshëm në zonë nga goditja këndore, largon mbrojtja e Maltës.

9′ Zeneli rrezikon nga e majta, vuan mbrojtja e Maltës.

3′ Rrezikon Kosova me Vojvoda, por nuk ka arritur që ta dërgojë në rrjetë atë top të krosuar nga Berisha.

1′ Starton sfida në “Fadil Vokrri”.

bandicam 2018-10-11 19-34-28-819

Related posts

LAÇI BIND NË TESTIN MIQËSOR/ Kurbinasit e Cungut triumfojnë ndaj Apolonisë

Delo.autor

27 GOLA NË 20 NDESHJE/ Klubet “big” gati të përfitojnë nga klauzola e sulmuesit Haaland…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Interi arrin akordin me titullarin e Lazios, ja emri dhe detajet kontratës…

Delo.autor

Leave a Comment