Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kosova-Malta: Rasti i parë i rrezikshëm, maltezët barazojnë shiftat (VIDEO)

Ka startuar ndeshja midis skuadrës së Kosovës dhe asaj të Maltës që luhet në impiantin e rikonstruktuar tashmë “Fadil Vokrri”. Ekipi i drejtuar nga Shaland zbret në fushën e lojës si më favorit se kundërshtari dhe kjo është një mundësi e mirë për të marrë 3 pikë.

Në rast fitoreje “dardanët” do të mund të risin shanset e kualifikimit pasi do ta shikojnë veten në kuotën e 7 pikëve në kreun e klasifikimit. Në dy sfidat e para maltezët kanë siguruar vetëm 1 pikë. Më poshtë ndiqni dhe komentin “LIVE” të ndeshjes:

LIVE| Kosova-Malta 1-1

Kololli 30′  / Aguis 51′ 

54′ Provon Zeneli të shënojë, por gjuajtja e tij, është devijuar në këndore.

51′ GOOOL MALTA 1-1. Aguis gjuan bukur me kokë, pas një krosimi nga këndi duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Staron pjesa e dytë, Kosova menjëherë në sulm, në kërkim të golit të dytë.

Mbyllet pjesa e parë 1-0. 

bandicam 2018-10-11 21-33-48-252

45′ E pabesueshme çfarë humbet Muriqi. Me portën e boshatisur e ka nxjerrë topin jashtë kuadratit.

42′ Fantastik Zhegrova, shtylla i mohon golin. Dominim absolut i Kosovës.

37′ Muriqi del i vetëm me portierin, por ky i fundit i mohon golin me pritjen e tij.

33′  Zeneli merr një top në hyrje të zonës, rrotullohet dhe godet, por gjuajta e tij shkon mbi traversë

30′ GOOOOOL KOSOVA 1-0. Kololli kalon në avantazh “dardanët”.  Goli i parë me fanellën e përfaqësueses. 

28′ Kroson Zeneli në zonë, por ai top nuk arrihet as nga Muriqi dhe as nga Zhegrova.

22′ Një krosim i rrezikshëm drejt zonës, mundohet atje Muriqi, por gjyqtari akordon faull në sulm.

20′ Godet Zhegrova nga një pozicion mjat i mirë nga goditja e dënimit, por topi përfundon në duart e portierit të Maltës.

18′ Muriqi niset bukur, por arbitri ngre flamurin për pozicion të parregullt.

15′ Një harkim i rrezikshëm në zonë nga goditja këndore, largon mbrojtja e Maltës.

9′ Zeneli rrezikon nga e majta, vuan mbrojtja e Maltës.

3′ Rrezikon Kosova me Vojvoda, por nuk ka arritur që ta dërgojë në rrjetë atë top të krosuar nga Berisha.

1′ Starton sfida në “Fadil Vokrri”.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Rei Manaj nuk di të ndalet, ylli i Kombëtares tund rrjetën me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO “SHFRENON” FANTAZINË/ Ja sa do të paguajë CR7 për një NATË në Londër me…

Isa.Autor

“SOT FESTOJMË, NESËR HARROJMË TË GJITHA”/ Sulmuesi Muriqi entuziast: Ju tregoj çelësin e suksesit

Delo.autor

Leave a Comment