Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ SUAREZ është kampion i PASIMIT, përfituesi më i madh rezulton MESSI

Pjesa më e madhe është duke folur rreth “thatësirës” së shënimit të golave nga Luis Suárez. Sulmuesi uruguajan po kalon një nga fillimet e tij sezonale më të këqija. Ai ka shënuar 3 gola në 11 ndeshjet, që ka luajtur. Nuk janë kurrsesi shumë gola, të ndarë mes La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve, por e vërteta është se kontributi i ndërkombëtarit uruguajan te Barcelona shkon përtej “shenjave” të tij mes tri klubeve.

Në fakt, ai është asistuesi më i madh në kompeticionin vendas (La Liga), në vitet e fundit. Në pasimin e saktë përfundimtar, Suarez nuk ka rivalë. Ai, madje, në këtë drejtim, mposht edhe shokun e ngushtë dhe të ekipit, Leo Messi. Suarez është lojtari i La Liga-s, i cili më së shumti lidhet me pasimin e fundit (asistin). Që nga sezoni 2015-2016, ish-lojtari i Liverpool ka dhënë gjithsej 44 asiste për shënimin e golave.

Pra, ai është në gjendje jo vetëm të shënojë gola me lehtësi, sepse me fanellën e Barçës, në La Liga, ka realizuar 112 të tillë, por është edhe një futbollist mbështetës, i cili kombinon dhe lidhet mjaft mirë me shokët e tij për t’i thyer “muret” e rivalëve. Asistet e tij, sikurse golat, janë vendimtarë në sukseset e Barcelonës. Nuk ka asnjë lojtar, që ka gatuar (asistuar) aq shumë gola në këto katër sezonet e fundit.

Leo Messi është një nga asistuesit më të mëdhenj në botë. Por, në këto katër sezonet e fundit, argjentinasi nuk e arrin, të paktën për momentin, fqinjin e vet (me shtëpi). Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka dhënë tri asiste më pak: gjithsej 41. Messi është i vetmi, që e ndjek nga pas “Luisito”. Pjesa tjetër e lojtarëve janë shumë larg nga shifrat e uruguajanit.

Kroos dhe Koke, për shembull, që dallohen veçanërisht për asistet e tyre, që janë specialistë pasimesh të sakta për shokët e skuaedrës dhe për të gjetur “vrima” e filtruar topin në pjesën e përparme, kur askush nuk i sheh ato, nuk kanë shifra të përafërta me Suarez. Futbollisti i bardhë ka dhënë 29 asiste, ndërsa ai “rojiblanco” 26 asiste. I pesti në renditje është një tjetër sulmues: Antoine Griezmann.

Leo Messi, përfituesi kryesor
Këtë sezon, Luis Suarez ka dhënë 3 asiste në La Liga: dy për Messin, në ndeshjet kundër Alavés dhe Valencia, dhe një tjetër ishte për Ousmane Dembele, kundër Huesca. Në Ligën e Kampionëve, një kompeticion në të cilin ende nuk ka shënuar, Suarez nënshkroi një tjetër kombinim “vdekjeprurës”. Kjo ndodhi kundër PSV, në “Camp Nou”.

Përfituesi (marrësi) i asistit të tij ishte, gjithashtu, ylli argjentinas. Në fakt, Suarez është bërë aleati më i mirë i “La Pulga”: i ka dhënë atij 27 asiste dhe, në këtë mënyrë, ka tejkaluar shifrat e mahnitshme të Dani Alves në këtë drejtim, me 26 asiste për Messin.

Related posts

FORMULA 1/ Veprimi idiot, Leclerc jep deklaratën e parë pas përplasjes me Vettel

Delo.autor

Deklarata shokuese/ Ventura pranon FAJIN: Bëra mijëra GABIME, nuk do të pranoja…

Isa.Autor

Simeone: Unë në Itali? Jam i lumtur aty ku ndodhem

Sadik.Autor

Leave a Comment