Futboll Premier League Sport

Zaha është shumë i shtrenjtë, Tottenham gjen alternativën…

Tottenham është gati të heq dorë nga blerja e Wilfried Zaha nga Crystal Palace, nisur nga shuma e madhe që duhet për këtë transferim.

Klubi nga Londra veriore ka kohë që është interesuar për Zaha dhe ai ka të ngjarë të jetë blerja e madhe që ka menduar klubi për sezonin e parë që do të zhvillojë në stadiumin e ri me kapacitet 62 mijë vënde.

Crystal Palace ka disa klube që kërkojnë shërbimet e Zaha dhe kësisoj pretendon të paktën 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Në këto kushte, nëse nuk do të jetë gati për një investim kaq të madh, atëherë Tottenham do të shqyrtojë disa alternativa.

Futbollisti që ka më shumë mundësi të jetë alternativa e Zaha mund të jetë Anthony Martial, për të cilin Manchester United kërkon rreth 60 milionë euro dhe futbollisti pëlqehet nga trajneri Manuel Pochettino.

Related posts

Zbardhen prapaskenat/ Ja pse Alisson zgjodhi Liverpool dhe jo Real Madridin

Isa.Autor

I FALEN KRYEVEPRËS SË VILËS/ “Djemtë e Detit” mposhtin Bylisin në “Niko Dovana”

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Në ANGLI trajneri SHKARKOHET me SMS gjatë NDESHJES

Isa.Autor

Leave a Comment