Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Flamurtari e “largon”, Ardian Mema drejt zyrtarizimit te TIRANA

Ardian Mema drejt stolit të Tiranës. Pas largimit zyrtar të Ze Marias, mbetet çështje orësh që të emërohet trajneri i ri, pikërisht ish-i bardhebluve, që kohët e fundit ka punuar si ndihmës i Ilir Dajës te Skënderbeu dhe te Flamurtari. Klubi bregdetar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njofton ndërprerjen e kontratës me Memën.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema. Flamurtari Football Club dhe Ardian Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin, Flamurtari F.C i uron suksese në karrierën e tij si trajner”.

Edhe pse presidenti Halili nuk e pranoi zyrtarisht që do të jetë Mema pasues i Ze Marias, largimi i tij nga Flamurtari është tregues i qartë se do të jetë ai trajneri i ri i Tiranës.

Related posts

SUPER AGUERO/ Man City dyfishon shifrat ndaj Man United (VIDEO)

Isa.Autor

LUFTA KUNDËR DOPINGUT/ Operacioni blic i policisë italiane dhe greke, arrestohen më shumë se…

Delo.autor

ROMA-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” synon trofeun e 9 radhazi

Delo.autor

Leave a Comment