Champions League Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ Dyshohet për MANIPULIM të rezultatit, PSG kërcënon akuzuesit

Njëlloj sikurse klubi serb, Ylli i Kuq i Beogradit, edhe kampionët në fuqi dhe kryesuesit aktual të kampionatit francez, PSG, kanë reaguar zyrtarisht ndaj akuzave dhe aludimeve për trukim të rezultatit të ndeshjes në përballjes mes dy skuadrave, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, e përfunduar me fitoren e thellë të francezëve në shifrat 6-1. “Është me çudinë më të madhe që Paris Saint-Germain zbulon këtë të premte artikullin në rrjet, që hedh dyshimet mbi trupimin e ndeshjes së Champions League, të zhvilluar më 3 tetor, me akuza ndaj Yllit të Kuq të Beogradit, për baste nga Serbia”, citon komunikata për shtyp e PSG.

“Klubi mohon kategorikisht çdo përfshirje të formës direkte apo indirekte në lidhje me këto dyshime dhe gjithashtu specifikon se në asnjë moment nuk ka qenë Paris Saint-Germain i dyshuar apo hetuar nga Zyra Kombëtare e Financës, që është autoriteti përgjegjës për hetimin. Paris Saint-Germain mbetet në dispozicion të plotë të hetuesve dhe nuk do të tolerojë as edhe dëmtimin më të vogël të reputacionit apo të drejtuesve. Në lidhje me këtë, klubi ka të drejtën që të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo kujt që dëmton klubin ose zyrtarët e tij. Klubi rikonfirmon angazhimin e plotë ndaj principeve thelbësore të sportit që është dhe do të jetë gjithmonë integriteti i konkurrimit”, përfundon komunikata.

Related posts

PO SHKËLQEN KËTË SEZON TEK MILAN/ Por rinovimi i kontratës duket ende larg për mesfushorin “Kuqezi”…

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Ja kush është talenti i ri që Interi po kërkon

Isa.Autor

Njihuni me 10 transferimet më të bujshme në merkato për 2018

Delo.autor

Leave a Comment